Nga Shqipëria / E Hënë 19 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime dhe janë konfirmuar 11 raste të reja me Koronavirus. Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin.

Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Koronavirus. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.