Nga Shqipëria / E Hënë 19 Korrik 2021, 17:05

Sot nisi java e vaksinimit të hapur +18, ja çfarë duhet të dini

Këtë të hënë ka nisur në mbarë vendin java e vaksinimit të hapur. Çdo qytetar mbi 18 vjeç ka mundësinë të vaksinohet në çdo qendër shëndetësore, apo edhe në çdo pikë të vaksinimit që funksionon në vendin tonë nga ora 8:00-20:00.

Qytetarët që duan të vaksinohen mjafton të paraqesin kartën e identitetit pranë punonjësve shëndetësorë. Ndërkohë, për personat që nuk kanë mundësi të lëvizin ekipet shëndetësore do të vazhdojnë me vaksinimin derë më derë.