Nga Shqipëria / E Hënë 19 Korrik 2021, 15:03

Komiteti Teknik merr vendimin: Nga nesër muzika do lejohet deri në...

Komiteti Teknik i Eskpertëve ka zyrtarizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama që nga dita e nesërme koha e lejimit të muzikës në lokale të zgjatet me një orë. Kryetarja Mira Rakacolli deklaroi se të gjitha masat e tjera do të mbeten në fuqi si më përpara përfshirë orën policore pas orës 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit duhet të ishin vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve., duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, u shpreh Rakacolli.