Nga Shqipëria / E Hënë 19 Korrik 2021, 10:10

'E do çdo gjë gati nga të tjerët', miku i ngushtë i 'nxjerr të palarat' këngëtares shqiptare

Një nga miqtë e këngëtares shqiptare Rita Ora, Nick GrimShaw ka zbuluar se Rita ka humbur natën e ndërrimit të viteve vetëm sepse nuk arriti të bëhej gati në kohë. Nick rrëfeu se asokohe Rita nuk kishte me vete skuadrën e saj që mund ta ndihmonte me rregullimin e flokëve apo grimin. Ai tha se Rita si shumë personazhe të tjerë të famshëm nuk di të bëjë asgjë, sepse është mësuar të ketë gjithçka gati nga të tjerët.

“Kur përfundova X Factor një grup me 12 veta shkuam me pushime në Miami dhe erdhi edhe Rita Ora. Në mbrëmjen e Vitit të Ri unë isha si DJ në festë. Rita nuk dukej asgjëkundi dhe erdhi në festë në orën 2 të mëngjesit. Nuk arriti të ishte e pranishme në natën e ndërrimit të viteve dhe tha më pas ‘Më vjen keq. M’u desh shumë kohë të bëhesha gati’”.

“Ishte shumë gallatë të shkoje me pushime me Ritën. Ajo nuk di të bëj asgjë. Duke qenë se është një yll, çdo gjë duhet të bëhet gati nga të tjerët, sepse ajo është shumë e zënë. Nuk është vetëm ajo kështu, të gjithë yjet e popit nuk dinë as s’i të vendosin një ibrik. Duhet t’i shkruajnë dikujt ‘Dua të shkoj për drekë më vonë’, më pas dikush tjetër do telefonojë dikë tjetër”, ka treguar ai.