Nga Shqipëria / E Hënë 19 Korrik 2021, 01:01

Dhurata e Noizy bëhen bashkë në këngën e re dhe rrjeti u çmend

Bashkëpunimet muzikore po rezultojnë shumë të suksesshme këtë verë dhe bashkëpunimi i rradhës vjen nga Dhurata Dora dhe Noizy. Ditën e sotme ishte Dhurata e cila konfirmoi se po punon për këngën e re teksa publikoi një foto nga xhirimet e klipit me një sfond ngjyrë vjollcë.

“Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata dhe Noizy pak më vonë postoi foto me ambient të njëjtë.

“A jeni gati për çka po vjen?”, shkruan reperi.

Vetë Noizy konfirmoi duetin me Dhuratën pak muaj më parë por nuk dha asnjë detaj se kur do të publikohej. Mesa duket pritjes i ka ardhur fundi.