Gjatë mbrëmjes së sotme një furrë buke në Lezhë është grabitur nga një i mitur. Një 10-vjeçar është futur në furrë për të blerë bukë dhe në kohën kur shitësja po i shërbente, ai ka marrë një shumë parash nga arka.
“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: "Top Channel"
