Nga Shqipëria / E Diel 18 Korrik 2021, 20:08

E lidhur me djalin e biznesmenit, zbulohet romanca e Era Istrefit

Era Istrefi është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të komentuara në rrjet. Ajo tregohet shumë e rezervuar rreth jetës private, por së fundmi ka të reja.

“Tirana Post” ka bërë të ditur se Era është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri. Sipas medias në fjalë, kjo lidhje nuk ka shumë që ka nisur.

Mësohet se Era po e kalon kohën në resortin ku jeton i dashuri i saj, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende.