Eni Koçi ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku i ka thënë të gjitha rreth historisë së dashurisë me Genc Prevlukajn.

Ajo ka treguar se është njohur me Gencin gjatë një turneu në Amerikë dhe asokohe i është dukur shumë mendjemadh.
“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka shkruar Eni.

Më tej, këngëtarja ka rrëfyer se dasma nuk është në planet e tyre.
“Jam menduar shumë për këtë pjesë dhe mendoj që dasma për nusen dhe dhëndrin është një lodhje e paparë. Kështu që nuk jam shumë për dasmë”, ka treguar ajo.

Eni është pyetur dhe rreth diferencës në moshë me partnerin, por ka treguar se nuk e ka aspak problem.
“Pika e parë jeto për veten tënde dhe bëj atë që ta ndjen zemra se goja e njerëzve nuk mbyllet kurrë. Një jetë kemi dhe çdo njeri duhet ta jetojë ashtu siç ja do zemra. Në rastin tim , diferencën time me Gencin nuk e konsideroj tabu dhe as të tepruar. Por edhe nëse do ishte, është çështja jonë dhe jo e njerëzve. Personalisht e gjykoj që pjekuria e mashkullit sjell edhe qetësinë dhe lumturinë e femrës”, është shprehur këngëtarja.





