Nga Shqipëria / E Diel 18 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë, por rritet numri i rasteve të reja me Covid në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2451 testime dhe janë konfirmuar 21 raste të reja me Koronavirus. Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë.