Nga Shqipëria / E Diel 18 Korrik 2021, 15:03

Përmbytjet në Gjermani/ Mes viktimave edhe një çift shqiptar

Në mesin e qindra viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani është edhe një çift shqiptar nga Kosova. Mediat në Kosovë raportojnë se çifti është me origjinë nga Peja.

Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha. 

Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani nga stuhia “liqeni i ftohtë” që ka përfshirë Evropën Perëndimore.