Nga Shqipëria / E Diel 18 Korrik 2021, 14:02

Pamjet brenda festës së çmendur, Arilena Ara feston ditëlindjen

Arilena Ara ka festuar mbrëmë ditëlindjen. Këngëtarja shumë e dashur për publikun mbushi 23 vjeç e në këtë ditë të shënuar organizoi një festë të çmendur.

Arilena ka publikuar disa pamje nga festa të cilën e shijoi në maksimum me miqtë e saj dhe njerëzit më të afërt. 

Festa u organizua pranë pishinës dhe dekori ishte me kopertinën e albumit të saj "POP ART" që do të publikohet së shpejti!

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, është shprehur Arilena.