Nga Shqipëria / E Diel 18 Korrik 2021, 10:10

E trishtë: Ndërron jetë në krahët e gruas së tij reperi i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, reperi Marcel Theo Hall i njohur me emrin e artit Biz Markie, i hitit “Just A Friend”.

Përfaqësuesi i reperit tha: “Me një trishtim të thellë ne shpallim, këtë mbrëmje, se Biz Markie ndërroi jetë paqësisht në krahët e gruas së tij Taras. Ne jemi mirënjohës për thirrjet dhe lutjet e shumta mbështetëse që kemi marrë gjatë kësaj kohe të vështirë. Ai la pas një grua, shumë anëtarë të familjes dhe miq të ngushtë që do të humbasin shakatë e vazhdueshme dhe karakterin e tij të gjallë. Ne me respekt kërkojmë privatësi për familjen e tij ndërsa ata vajtojnë të dashurin e tyre".

Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur, por vitin e kaluar, reperi u shtrua në spital për komplikime me diabetin.