Kryeministri Edi Rama ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një video të publikuar në rrjete sociale. Ai shfaqet duke mbledhur mbeturinat në një fushë sporti në Lungomare, Vlorë.
“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin ose mos t’i hedhin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp", është shprehur kryeministri.
