Vogëlushi Diell i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt erdhi në jetë në tetor të vitit 2020. Deri më sot, dyshja janë treguar shumë të rezervuar dhe ende nuk e kanë zbuluar portretin e plotë të tij.

Për këtë arsye shumë nga ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë se kujt i ka ngjarë i vogli. Këtë kuriozitet ua ka shuar së fundmi Eduarti, në një bisedë virtuale me ndjekësit e Arbanës.

Ai ka treguar se Dielli është kopja e tij. “Mua, pa diskutim. Është komplet si unë”, është përgjigjur Eduarti.





