Çifti shumë i dashur për publikun, Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë me datë 15 Korrik. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Atara, që do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Ditën e sotme Orinda ka dalë nga spitali dhe të porsalindurës i është bërë pritja më e ëmbël nga familjarët. Turi ka publikuar në Instagram një foto ku shihet se janë mbledhur të gjithë duke festuar.

Në qendër të fotos ndodhet Orinda me Atarën në krah. “Familja e Atarës”, ka shkruar Turi krahas fotos ku shihen shumë fytyra të lumturi.






