Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Korrik 2021, 12:12

Përmbytja masive: Shkon në 133 numri i viktimave në Gjermani

Prej ditësh Europa Perëndimore vazhdon të përballet me përmbytjet masive që fatkeqësisht kanë shkaktuar viktima të shumta. Vendi më i prekur është Gjermania, ku bilanci i jetëve të humbura ka shkuar në 133.

Sipas policisë, 43 njerëz kanë vdekur në Nordrhein-Westfalen dhe 90 në Rheinland-Pfalz. Situata në Erftstadt-Blessem pranë Këlnit është përkeqësuar në mënyrë dramatike të premten, teksa frika vazhdon rritet dhe për viktima të tjera. 

Në rrethin e Heinsberg, në Nordrhein-Westfalen, një digë në Rur është thyer. Sipas informacionit nga qeveria e rrethit të Këlnit, punëtorët e shpëtimit kanë filluar të evakuojnë rrethin e Ophoven në Wasserberg.

Burimi: "Top Channel"