Me datë 15 Korrik Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Atara, që do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Mëngjesin e sotëm Turi ka ndarë në rrjete sociale foton më të bukur krah Orindës dhe të porsalindurës. E vogla fle mbi kraharorin e moderatores, ndërsa producenti shihet me një libër përrallash në duar.

“Përralla me mbret”, ka shkruar ai krahas fotos së ëmbël.





