Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Natë Vere”. Ndryshe çfarë kanë deklaruar disa konkurrentë, Fationi e tha me bindje që “Përputhen” nuk ka skenar.

Ai tha se skenarin e kanë bërë ata vetë si konkurrentë, jo programi. Fationi u shpreh mirënjohës sepse falë “Përputhen” u bë i njohur nga të gjithë.

“Përputhen për mua do të thotë sukses. Më bëri të njohur prandaj jam këtu dhe nuk mund t’ia hedh poshtë në asnjë lloj aspekti, të mirat e të këqijat ça ka. Është akuzuar shumë për skenar, skenaret i bënim ne, jo “Përputhen”. Jam dashamirës ndaj atij emisioni. Nxorri ca legena, nxorri ca çuna të mirë, por të gjithë lindim vetëm. Të gjithë kanë treguar veten aty”, rrëfeu ish-konkurrenti.




