Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Korrik 2021, 08:08

Ledjana flet për ndarjen nga Mevlani dhe merr vendimin përfundimtar

 

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ledjana ishte së fundmi e ftuar në “Prive”, ku mes të tjerash foli dhe për Mevlanin.

Ledjana u shpreh e bindur se mes tyre nuk do të ketë rikthim, pasi ajo nuk jep shanse të dyta. Ajo tha se Mevlani nuk ka treguar të vërtetën dhe nuk e ka mbrojtur atëherë kur është dashur ta mbrojë.

“Ajo që nuk ja fal është se nuk e ka treguar të vërtetën në kohë. Unë i kam thënë që jam një femër e fortë dhe realisht jam, mund t’i arrij të gjitha vetë i thashë. Nuk e kam parë kurrë si mundësi përfitimi, i kam kërkuar gjithmonë që ai të thotë të vërtetën dhe të më mbrojë kur është për të më mbrojtur. Kanë qenë disa situata në studio ku mua më ofendojnë dhe ai nuk reagon fare dhe nëse një mashkull që kam në krah nuk reagon, atëherë për çfarë mund ta dua atë mashkull? Kur besimi thyhet, nuk ngjitet më. Koha ka kaluar tashmë”, rrëfeu Ledjana.