Nga Shqipëria / E Premte 16 Korrik 2021, 19:07

23 vite pa të atin, Leonora Jakupi i dedikon e përlotur fjalët e ndjera

Sot janë bërë 23 vite që nga dita kur Leonora Jakupi humbi të atin. Heroi Qazim Jakupi humbi jetën duke luftuar për Pavarësinë e Kosovës.

Ditën e sotme, Leonora e ka kujtuar me anë të një postimi prekës në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një foto të të atit, krahas së cilës ka shkruar se do të ndihet gjithmonë krenare për të.

“23 vite pa ty babi. Ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë më e madhe”, ka shkruar Leonora, shoqëruar me një emoji duke qarë.