Këngëtarja e njohur Iggy Azalea do të tërhiqet për disa vite nga muzika. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi zyrtar në Twitter.

Muajin e ardhshëm Iggy do të publikojë albumin “End of an Era (fundi i një epoke), i cili do të jetë i fundit për të paktën disa vite.

““End of an Era” është shumë i veçantë për mua, sepse pasi të publikoj albumin muajin tjetër do të marr disa vite për t’u fokusuar në projekte të tjera kreative dhe në gjëra që më inspirojnë, përpos muzikës”, ka shkruar mes të tjerash ajo.





