Andi Artani, i cili u bë i njohur nga “Përputhen”, është bërë pjesë e ekranit si prezantues. Ai na shoqëron çdo ditë me emisionin “Natë Vere” në T7.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” po ia del më së miri dhe së fundmi e ka përgëzuar dhe këngëtarja Diona Fona. Ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale duke e uruar.

Ndërkohë, Andi ia ka kthyer duke i bërë një ftesë publike për në emision. “Faleminderit! Kur po na vjen?”, i ka shkruar ai.

Kujtojmë se Andi dhe Jasmina i dhanë fund lidhjes, pasi kjo e fundit u bë xheloze për Dionën. Nuk dihet si do ta presë ajo ftesën e ish-konkurrentit.






