Këngëtarja Elvana Gjata nuk di të ndaluar këtë verë. Këtë të Shtunë ajo do të publikojë këngën e titulluar “Papa”, në bashkëpunim me artistë ndërkombëtar (Lexo këtu), por jo vetëm.

Po të shtunën, në orën 18:00, Elvana sjell bashkëpunim me këngëtarin shumë të dashur për publikun shqiptar, Ylli Limanin. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë dyshja, me anë të postimeve në rrjete sociale.

Duket se kënga e tyre do të jetë e ndarë në dy pjesë: “E di” dhe “Marre”. Fansat mezi po e presin këtë bashkëpunim dhe janë të sigurt që do të thyejë rrjetin.






