Nga Shqipëria / E Premte 16 Korrik 2021, 17:05

Arjan Konomi habitet nga Andi si prezantues, komenti i tij merr të gjithë vëmendjen

Pas përfundimit të “Përputhen”, Andi Artani është bërë pjesë e ekranit si prezantues. Ai moderon programin “Natë Vere” në T7 dhe i shoqëron shikuesit çdo ditë.

Aftësitë e tij në prezantim kanë habitur opinionistin Arjan Konomi, i cili i ka thënë publikisht se nuk e kishte menduar që do të moderonte aq mirë.

"Nuk e kisha menduar aspak qe do moderoje aq mire dhe natyrshem ne nje program tv! Te lumte! Suksese per sezonin!", i ka shkruar Konomi, ndërkohë që Andi ia ka kthyer “Faleminderit shumë! I çmoj jashtëzakonisht këto fjalë nga ti”.