Nga Shqipëria / E Premte 16 Korrik 2021, 17:05

Sot është shumë i suksesshëm, por reperi shqiptar e paska nisur si kamarier

Reperi i njohur S4MM ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Natë vere”, ku ka folur rreth jetës private dhe asaj profesionale.

Gjatë intervistës, ai ka treguar se nuk di të bëjë asgjë tjetër përpos muzikës. Reperi rrëfeu se para se të niste karrierën ka punuar si kamarier me 150 euro rrogë. “Kam qenë 15 vjeç. Kam punuar si kamarier në një bar në Tetovë. Rroga ka qenë 150 euro”, tha S4MM.

Përsa i përket jetës private, kujtojmë se ai i dha fund me Filis Ismailin vetëm dy muaj pas martesës. Megjithatë S4MM ka treguar se vazhdon ta respektojë dhe flasin shpesh me njëri-tjetrin.