Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3621 testime dhe janë konfirmuar 18 raste të reja me Koronavirus.
Shpërndarja e rasteve është si vijon: 7 në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.
Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Covid-19. Gjithashtu janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë.
