Dy vëllezërit Romeo dhe Donaldi ndodhen në Barcelonë dhe udhëtimi i tyre nuk ka shkaktuar jo pak zhurmë për faktin se kush i shoqëron. Fillimisht u tha se Romeo nuk ndodhej me Aleksian, por me një vajzë bjonde, pas një videoje të publikuar nga "Revistawho".

Megjithatë "Vip-magazine.al" ka mundur të sigurojë disa foto teksa shfaqen Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi shumë afër njëri-tjetrit ditën e djeshme në Muzeun e Barcelonës.

Burime për" Vip-magazine.al" bëjnë me dije se Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj ndodhen në Barcelonë, të shoqëruar nga partneret e tyre.

Dhe në videon e publikuar nga Revista Who është Donald Veshaj, në shoqërinë e të dashurës së re, e cila deri tani është e panjohur për publikun.
