Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” e cila u arrestua për korrupsion, raporton abcnews.
Tire Alldervishi u hoq ai infermiere dhe i mori 8 milionë lekë të vjetra familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus. E sëmura gjatë komunikimeve me vajzën e saj i konfirmoi se për atë nuk po kujdesej njeri dhe fatkeqësisht ajo nuk ia doli që të fitojë betejën me Covid.
Kujtojmë se krahas Tire Alldervishit, me urdhër të prokurorisë u arrestuan edhe infermierja Sheqerie Koçi, Mira Bushi dhe sanitarja Rukie Hoxhën. Të katërta akuzoheshin për veprën penale “Mashtrim dhe Shpërdorim detyre”.
Ndërkohë edhe për infermieret e Sanatoriumit Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi, Sidorela Çela dhe Rukie Hoxhën, Gjykata e Tiranës vendosi më herët hetim në gjendje të lirë.
