Nga Shqipëria / E Premte 16 Korrik 2021, 10:10

Helmimi në Deçan, mes të prekurve edhe Ramush Haradinaj: Dy ditët e para ishin të rënda

Sot bëhen 6 ditë që Deçani është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të helmimit që ka prekur më shumë 1500 qytetarë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan. Haradinaj ka treguar se ka pasur simptoma por jo të mëdha.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës po u prek rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”.

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha Haradinaj në Kanal 10.