Nga Shqipëria / E Premte 16 Korrik 2021, 00:12

Ndahet edhe një tjetër çift i showbizit

Një tjetër çift i njohur i showbizit i kanë dhënë fund martesës së tyre. Pas 7 vitesh martesë, këngëtari Kenneth Brian Edmonds, i njohur me emrin e artit “Babyface" është ndarë nga bashkëshortja e tij Nicole Pantenburg.

Këngëtari 62 vjeçar dhe aktorja 48 vjeçare njoftuan në një deklaratë të përbashkët se po i ndajnë rrugët dhe tyre.

“Pas shumë mendimesh dhe me mërzi, ne kemi vendosur t’i japim fund martesës tonë. Ne vazhdojmë të kujdesemi dhe kemi respekt për njëri-tjetrin dhe ndajmë dashuri të përjetshme për vajzën tonë dhe mirëqenien e saj. Ne kërkojmë privatësi personale për veten dhe vajzën tonë", thanë ata në deklaratë.