Moderatorja Alketa Vejsiu ka marrë pjesë në një festë private, ku kanë qenë të ftuar personazhe të njohur, mes së cilëve edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Alketa ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto me ambasadoren ku nuk ka nguruar t’i shprehë mirënjohjen.

“Shumë e ngazëllyer dhe e nderuar për t’u takuar me Ambasadoren Yuri Kim. Ambasadoren më karizmatike! #Fuqia e grave! Faleminderit për gjithçka që bëni për të forcuar marrëdhëniet”, ka shkruar Alketa.

Moderatorja ka publikuar edhe një foto krah Ilva Tares, e cila pritet të fillojë një rrugëtim të ri në Amerikë.

"Po kjo s’eshte Lamtumire ne nje bote ku jemi gjithmone e me te lidhur pavarsisht distances dhe kordinatave gjeografike; eshte nje “mirutakofshim” ne Washington apo serish ne Shqiperi. Jam e bindur qe si profesioniste alfa dhe qytetare e botes, do ta gjesh vendin qe meriton edhe ne Amerike! Je speciale”, shkruan Alketa
