Aktorja turke Berguzar Korel shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të tretë nga martesa me Halit Ergenç. Çifti do të bëhet me vajzë pas dy djemve dhe janë shumë të lumtur për këtë fakt. Madje kanë gjetur edhe emrin e vogëlushes dhe e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Çifti do i vendosin vajzës emrin Leila. "Kafeja e mëngjesit me Leilan", shkruan Berguzar krah fotos me Halitin, teksa tregon barkun e rrumbullakosur gjatë pushimeve të tyre.

Berguzar Korel dhe Halit Ergenç u martuan në vitin 2009. Ata u njohën nga telenovela "1001 netë" që është transmetuar edhe në vendin tonë.



