Nga Shqipëria / E Enjte 15 Korrik 2021, 18:06

U fut për t’u larë me shoqet, mbytet 15-vjeçarja në lumin Devoll

Një vajzë 15-vjeçare është mbytur pasditen e sotme në Lumin Devoll pasi ka shkuar për t’u larë bashkë me një grup shoqesh të moshave 14-15 vjeç.

Ka qenë policia që ka nxjerr trupin e saj të pajetë. Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur. Punonjesit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. 

Burimi: abcnews