Nga Shqipëria / E Enjte 15 Korrik 2021, 16:04

Turi dhe Orinda bëhen prindër, zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë sot prindër për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë producenti përmes Instagramit, duke publikuar edhe foton e parë me vajzën e duke zbuluar emrin.

Orinda dhe Turi i kanë vendosur vajzës emrin Atara. 

“Atara Hysko. 15 korrik 2021”, ka shkruar Turi krah fotos së krevatit të të voglës. Ndërsa krah fotos ku shfaqet duke e mbajtur Atarën në krahë e duke zbuluar portretin e saj, Turi shkruan me humor: "Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!"