Nga Shqipëria / E Enjte 15 Korrik 2021, 10:10

Mësuesja shqiptare dashurohet me studentin turk, pamje nga propozimi nën urën e Bosforit

Sot në emisionin “ABC e Mëngjesit” u trajtua historia e bukur e dashurisë mes Valbona Çaçës dhe turkut Anil Yigit, ku ky i fundit ishte student anglishteje, ndërsa shqiptarja mësuese.

“Historia jonë ka filluar para dy viteve e gjysmë, kur unë shkova të bëja një stazh në Hatai. Atje punoja si mësuese e anglishtes dhe Anil ishte te kursi ku unë jepja mësim. Me thënë të drejtën nuk është se ka qenë studenti im, por ishim në të njëjtën qendër”, tregoi Valbona.

Më tej ajo rrëfeu dhe momentin e propozimit për martesë te ura e Bosforit.

“Familja e Anil dëshironte që ne të fejoheshim, të bënim diçka zyrtare, sepse motra e Anil u martua para dy javësh dhe donim që në dasmën e motrës të ishim çift dhe jo thjesht si të dashur. Pastaj ishte një ditë dhe ne po bënim plane për fejesën. Edhe Anil tha që përpara fejesës unë do të bëjë diçka që është tradicionale dhe unë nuk e kuptova. Mirëpo, mbas disa ditësh e zbulova surprizën, nuk e dija që do ishin kaq shumë detaje”, u shpreh mësuesja.

Më poshtë pamjet nga propozimi magjik:

Burimi: "Abc News"