Nga Shqipëria / E Enjte 15 Korrik 2021, 00:12

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Gazetari i njohur shqiptar, Mustafa Spahiu ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Ai njihej në trevat shqiptare si drejtuesi i emisionit të fëmijëve “Lule më lule”, i cili transmetohej në Radio Shkup.

Krahas gazetarisë, Spahiu ka qenë edhe poet ku ka marrë shumë çmime letrare e mirënjohje nga shumë institucione brenda dhe jashtë Maqedonisë.

Ai përktheu mbi 30 vepra nga gjuhët sllave: kroatishte, boshnjake, maqedonishte, serbishte, malazeze dhe nga shqipja.

Burime: “ABC News”