Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë pak kohë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Mal.

Shkurtja është shumë e rezervuar rreth jetës private, por për herë të parë për emisionin NIN, Shkurtja shfaqet për herë të parë me bashkëshortin, Albert Limani dhe djalin e tyre.

Këngëtarja ka rrëfyer në emision detaje dhe histori të pathëna nga jeta e saj duke treguar sesi i ndryshoi jeta pas lindjes së vogëlushit.
View this post on Instagram
