Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Korrik 2021, 19:07

martohet

Këngëtarja e “Spice Girls”, Emma Bunton është martuar në fshehtësi të plotë me partnerin e saj, Jade Jones. Lajmin e bukur e ka zbuluar vete Emma në rrjete sociale ku publikoi foto veshur me një fustan të bardhë të shkurtër duke pozuar krah bashkëshortit.

Emma dhe Jade janë bashkë prej më shumë se 20 vitesh. Cnjoftoi fejesën në vitin 2011. Ata kanë dy djem, Beau, 13 vjeç dhe Tate, 10 vjeç. Gjatë një interviste të dhënë më parë, këngëtarja pati konfirmuar dasmën private.

Përsa i përket grupit “Spice Girls”, ato po mendojnë për një vazhdim të filmit të tyre të vitit 1997, Spice World. Grupi me famë botërore që u nda në vitin 2000, flitet se i është drejtuar një skenaristi të njohur për filmin e dytë për të shënuar 25 vjetorin.