Rudina Dembacaj ka zbuluar se do të bëjë sërish dasmë dhe po mendon per nje bebe. Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Rudina tha se ka nisur përgatitjet ndërsa e ka cilësuar martesën si “vesin më të keq”.
“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”,- u shpreh moderatorja.
“Nëse Viki do bëhet me një motër cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?”– e pyeti një prej ndjekësve.
“Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku tashmë ma kërkon edhe Viki,”- u përgjigj Rudina Dembacaj.

Sa i përket pushimeve, tha se do të jetë e shoqëruar edhe me fëmijët e partnerit të saj.
“A do ikësh me pushime me vajzën, burrin dhe fëmijët e tij? Ku mendon se do ikni?”– ishte një tjetër pyetje që iu drejtua.
“Po patjetër, mezi pres të drejtën”, tha Rudina.


