Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Korrik 2021, 17:05

Pas 2 vitesh mungesë, Vesa Lumën e pret vjehrra tipike si familje tironse

Pas dy vitesh në Zelandën e Re, Vesa Luma, Big Basta dhe vogëlushi Lian kanë ardhur në Shqipëri. Gjatë udhëtimit, Vesa ka ndarë vazhdimisht foto e video duke treguar edhe emocionet që më në fund po kthehet në atdhe. 

Me të mbërritur në Shqipëri, ajo ka shkuar në shtëpinë e vjehrrës, e cila e ka pritur tipike si një familje nga Tirana, me ushqimin tradicional fërgesë me speca.

“Kur e ke vjehrrën Tironse“, ka shkruar Vesa.