Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Korrik 2021, 16:04

Asnjë viktimë dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe vetëm 8 raste të reja me COVID-19 nga 4136 testime, ndërsa të shëruarit janë gjashtë. Tetë rastet janë shënuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë.

Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Me gjashtë qytetarët që janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit numri në total i atyre që e kanë fituar betejën me COVID-19 nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 130059.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.