Ditën e sotme Gjykata e Tiranës dënoi me 10 vite burg Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivi që vrau Klodian Rashën mbrëmjen e 8 Dhjetorit. Ai përfitoi gjykim të shkurtuar, nga 15 vite burg në 10.
“Newsbomb.al” bën me dije se Hajdaraj ka kërkuar falje për vrasjen e 25-vjeçarit dhe iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të tij.
Nuk dihet qëndrimi që kanë mbajtur këta të fundit, teksa Hajdaraj ka kërkuar falje. Ndërsa avokati i ish-policit ka kërkuar nga togat e zeza që klienti i tij të mos dënohet për vrasje me dashje.
