Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Korrik 2021, 14:02

Merret vendimi/ Dënohet me 10 vite burg efektivi që vrau Klodian Rashën

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e sotme 10 vite burg për Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivi që vrau Klodian Rashën. Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar, nga 15 vite në 10.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me 8 Dhjetor të vitit 2020 dhe u pasua me protesta për ditë me rradhë në Tiranë.

Burimi: "Newsbomb.al"