Ditën e djeshme Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre pas 17 vitesh bashkë. Çifti organizuan një ceremoni private me miqtë e të afërmit.

Ndërkohë, vetëm sot Rezarta ka ndarë në rrjete sociale foto ku shfaqet e veshur nuse. Ajo ka pozuar pranë bashkëshortit, të cilit i ka dedikuar fjalët më të bukura të dashurisë.

"Ma kujtojne te afermit se sa vite jemi se bashku, sepse mua me duket sikur te dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty...Ti dua aq shume dhe ato 3 thinjat e reja qe te kane dale, edhe ato pak floke qe po te bien dhe ti i ke aq problem! Une ti dua...Te dua dhe kur me nevrikos...Edhe ankohesh per vonesat e mija...Te dua per babin qe je me princeshen e shtepise tone...", ka shkruar Rezarta.





