Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Korrik 2021, 10:10

Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Orinda Huta tregon rrobat e para të bebushes

Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen së shpejti prindër të një vajze. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe tashmë kanë filluar me përgatitjet.

Së fundmi, me anë të një fotoje në Instagram, Orinda ka treguar rrobat e para të bebushes. Ajo i ka blerë një kostum të bukur rozë, të cilin e ka vendosur mbi krevatin që i kanë përgatitur, ku shihet dhe një lepurush.

“Mezi po pres për ty rrezja jonë e dritës”, ka shkruar Orinda krahas fotos.