Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Korrik 2021, 09:09

Mes lotësh, Vesa Luma mbërrin familjarisht në Shqipëri pas dy vitesh

Pas dy vitesh në Zelandën e Re, Vesa Luma, Big Basta dhe vogëlushi Lian kanë mbërritur më në fund në Shqipëri. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Vesa, e cila ka ndarë hap pas hapi momente nga udhëtimi në rrjete sociale.

Familja kanë udhëtuar për plot 31 orë dhe gjatë 12 orëshit të parë, Vesa dhe Lian kanë hidratuar lëkurën për t’u relaksuar.

Më tej, këngëtarja ka publikuar një foto të vogëlushit pas 22 orësh udhëtim, duke thënë se ia ka dalë për bukuri. “22 orë më vonë. I vogli im është një biskotë e fortë. Jam shumë krenare për ty Lian”, ka shkruar Vesa.

Me të mbërritur në Shqipëri, ajo ka publikuar një video nga dritarja e avionit. “Nuk mund ta besoj që kanë kaluar 2 vite”, ka shkruar Vesa duke qarë.