Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Korrik 2021, 09:09

Videoja që bëri xhiron e rrjetit/ Zbulohet arsyeja e arrestimit të Atdheut

Mbrëmjen e djeshme një video e Atdhe Xharavinës bëri xhiron e rrjetit. Në videon në fjalë, ish-konkurrenti i “Përputhen” shfaqej i mbështetur pas një makine teksa dy persona i vinin prangat. (Lexo këtu)

Si qëndron e vërteta? Burime pranë Atdheut kanë treguar për “Kryefjala.com” se ai nuk është arrestuar nga policia. Atdheu ka qenë në xhirimet e një emisioni në Youtube, të titulluar “Në pranga”.

Pra, e gjitha ka qenë një skenë xhirimi dhe asgjë më tepër.