Nga Shqipëria / E Mërkurë 14 Korrik 2021, 09:09

'Kur do të nisë Big Brother VIP?', Arbana Osmanit i vjen në majë të hundës

Pak kohë më parë në media u zbulua se Arbana Osmani ka marrë zyrtarisht timonin e drejtimit të “Big Brother VIP”. Tani që ky lajm është bërë i ditur, ndjekësit e saj mezi po e presin transmetimin e spektaklit.

Së fundmi, Arbana ka publikuar në Instastory një foto duke parë një film me Eduartin dhe ka kërkuar nga fansat të gjejnë titullin e tij. Mirëpo, gjejeni çfarë? Në mesin e pyetjeve nuk ka munguar pyetja e famshme “Kur do të nisë “Big Brother?”, nga e cila Arbana duket se është lodhur.

“Historia e jetës time”, ka replikuar moderatorja, duke lënë të kuptohet se ia kanë bërë aq shpesh si pyetje sa i ka ardhur në majë të hundës.