Vijon të jetë i ulët numri i rasteve të reja me Covid në vendin tonë dhe fatmirësisht prej ditësh nuk është shënuar asnjë viktimë. Gjatë orëve të fundit nga 1915 testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë.
Ndërkaq vijojnë të jenë të shtruar në spital 8 pacientë.
Ndërkohë në të gjithë vendin raste aktivë me Covid janë vetëm 99 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Është shëruar 1 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.
