Stresi dhe Keisi prej kohësh po qëndrojnë larg njëri-tjetrit, por herë pas here kanë qenë në vëmendje të mediave për marrëdhënien e tyre. Së fundmi Stresi ka konfirmuar se ai dhe Keisi nuk janë më bashkë dhe thekson se ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi kur u pyet nga fansat.




